![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Image-2022-01-30-at-10.33.51.jpeg)
Kryemadhi shigjeton Ramën dhe Bashën: Kemi nevojë për një parlament të vërtetë
30 janar 2022
| 10:57
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e pranishme në aktivitetin ku do të prezantohet ekipin e Gjeneratës për Ndryshim, vlerësoi kontributin e të rinjve në këtë parti.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi foli për një nga nismat e LSI-së për të përfshirë të rinjtë në politikë, për të cilën theksoi se është e kriminalizuar.
Sipas saj, vendi ka nevojë për një parlament të vërtetë dhe jo teatër ku certifikohen aferat korruptive nga dy persona, duke shigjetuar kështu kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.
“Kemi nevojë për një parlament të vërtetë dhe jo teatër, që certifikon aferat korruptive midis dy personave që mbajnë peng sot Shqipërinë”, ka thënë Kryemadhi.