Kryemadhi takim lamtumirës me Donald Lu
14 shtator 2018
| 00:47
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti në selinë e LSI-së në takimin e lamtumirës, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.
Kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka falendëruar ambasadorin Lu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
Takimi ishte mjaft miqësor pasi ambasadori i SHBA-së ka dalë në fotografi me veshje tradicionale shqiptare.