Kryemadhi: Të bashkohemi kundër një sekti kriminal
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, ishte të dielën në qytetin e Sarandës, ku ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë atje.
Ajo ka pranuar se së bashku me frontin opozitar, kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 30 qershor.
“Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkërisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve. Është jashtëzakonisht e domosdoshme funksionimi dhe riorganizimi i strukturave tona si një bllok opozitar, kundër një të keqeje shumë të madhe, që është qeverisja e një sekti kriminal si Rilindja”, ka deklaruar Saranda.
Kryemadhi ka thënë se ka filluar tashmë puna për përzgjedhjen e kandidatëve si në Partinë Demokratike, ashtu edhe në partitë e tjera të bllokut opozitar, me synim që të identifikohen kandidatët fitues. (TCh)