Kryemadhi: Trimëria e shtëpisë së Hilmi Haradinajt jeton në themelet e Kosovës
17 qershor 2018
| 20:10
Vdekja e babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është përcjellë me një mesazh ngushëllimi nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Kryemadhi ka shkruar se lajmi për ndarjen nga jeta e Hilmi Haradinajt ishte hidhërues.
Postimi i plotë i saj:
Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta sot të Hilmi Haradinaj, patriotit simbol të rezistencës për pavarësi!
Me zemër e me gjak ai jetën ia përkushtoi atdheut, familjarisht i dedikuar për të mbrojtur vendin e të parëve, Kosovën e Lirë.
Ngushëllime familjes Haradinaj!
Patriotizmi i Hilmi Haradinaj, trimëria e pashoq e shtëpisë së tij është në themelet dhe jeton me Kosovën e lirë.
I përjetshëm kujtimi i tij!