Kryeministër, a je knej pari i nderum?!

28 gusht 2021 | 14:52

Shkruan: Donika Gashi

A je kah sheh e ninë, a po t’kallxon nej kush çka osht t’u ndodhë k’sajde, a hiq?

Ndali te tana mledhitë e mundshme, aktivitetet me ma shumë se 15 vetë brenda 100m2, projektet e rrejshme të OJQ-ve vazhdë e së kalumes, që s’bajnë sen tjetër pos që argëtohen për veti, ri-punësoj ata infermierët e mjekët e largum prej punës në Mars, e shtoj edhe nja 1000 tjerë minimum.

E kam kalu 1 javë në Infektive gjatë Marsit tu u mundu m’u përkujdesë për babën tim i cili vdiq me kovid, e di çfarë ankthi përjeton familjari i pacientit aty. Shumë shpejt edhe vetë mun m’u ba pacient, e bile edhe i ndjerë, t’u u kujdesë për familjarin e smutë, sepse infermierët nuk dinë kah me ia mbajtë mas pari. Me nga tri maska, fryma m’u ndalke, por zemra nuk më linte me nejt e qetë n’shpi e mos me ia zgjatë babës nji pikë ujë, ndër maskën e oksigjenit.

Disa nga infermierët vrapojnë m’i ndihmu pacientit, por disa të tjerë duhet m’i lutë nga 5 herë për me ardhë veç me ia lëshu sytë të smutit. Pasha t’Madhin Zot, janë do që, pak osht m’i kapë për flokësh e m’i shkelmu prej atyhit. Por ka edhe nga ata që veten e familjen e vet e sakrifikojnë, për me ju ndihmu pacientëve.

Kryeministër, ndali projektet e rrejshme 15.000 euroshe për sheti e argëtim, e jepjau rroga infermierëve që ke me i punësu në krizën ma të madhe të pandemisë.

Ky do t’kishte me qenë ndryshimi. Para se me u mbushë edhe rrugët me shtretër të t’smutve infektuoz.

Të sëmurëve kronik t’u ri-mundësohet puna nga shpia, se as termine për vaksinim nuk ka.

As pare për trajtim.

Ose, trajtimin mjekësor, le t’ua paguan shteti. Se ilaçet po u dashke m’i ble vetë. Të gjitha. 2000 e deri në 3000 euro për pacient.

Ndërmerr masa radikale, para se me u mbulu ky shkret’ vendi me t’smutë me pasoja afatgjata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Zoran Zaev dhe ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras…