Kryeministër bëni zgjidhje për hapjen e shkollave

01 shtator 2021 | 13:05

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shkruar sot në llogarinë e saj në “Facebook” për procesin mësimor në vendin tonë.

Ajo ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të bëjë një zgjidhje për hapjen e shkollave.

“Sot, si në kohë lufte, shkollat janë të mbyllura. Kjo nuk është zgjidhje. Sot do të duhej të uronim fillimin e vitit të ri shkollor. Sikurse po ndodh në vendet e rajonit. Kur erdhi pandemia, më 11 mars 2020 u mbyllën shkollat por pas një jave filloi mësimi online. Kryeministër, duhet të bëni zgjidhje, e di që jeni i zënë edhe me punë tjera, edhe më angazhime e punësime partiake, edhe me fushatën elektorale, por po kërkoj nga ju dhe secili anëtar i kabinetit qeveritar të fokusoheni në gjetjen e një zgjidhje për hapjen e shkollave”, ka shkruar ish-ministrja Bajrami.

Ajo ka theksuar se deri tani nuk kanë parë një rrugë të qartë, një strategji ose dokument të Ministrisë së Arsimit për hapjen e shkollave.

“Kryeministër bëni zgjidhje. Ka kohë për fushatë elektorale. Ka kohë për sulme politike. Qytetarët ju votuan për të bërë zgjidhje dhe fjala është e juaja”, ka shkruar Hykmete Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka vizituar Klinikën Infektive në…