Kryeministër, brenda një jave, Avdullah Hoti ose Kujtim Shala

20 prill 2020 | 10:45

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në Klan Kosova ka folur sot për situatën politike të krijuar pas rrëzimit të qeverisë dhe pandemisë me Covid-19. Ai ka thënë se mënyra se si e ka menaxhuar qeverinë Albin Kurti ka qenë më e rrezikshme sesa pandemia globale. “Si e ka menaxhuar qeverinë Albin Kurti brenda 51 ditëve, ka qenë më e rrezikshme sesa pandemia globale. Pastaj, asnjëherë nuk ka pasur konfrontime më shumë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Po ashtu, Zeka ka folur edhe për formimin e qeverisë së re. “Do të ndodhë nesër ose pasnesër, presidenti do t’ia japë mandatin një partie tjetër. Ai nuk do ta presë Kurtin. Presidenti iu ka drejtuar me katër letra atij. Kurti është tallur duke u përgjigjur se Thaçi po e shkel Kushtetutën. Nëse veç Albin Kurti mendon se Hashim Thaçi po e shkel Kushtetutën, ai nuk do të kishte folur, por do ta linte të futet në penall dhe do ta shkarkonte  Por, për arsye se presidenti nuk po e shkel Kushtetutën, e ka alarmuar Kurtin dhe aktorët e tjerë brenda Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shtuar Zeka.

Në fund Zeka theksoi se mandatari për formimin e qeverisë do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Mandatari do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Janë dy emra për kryeministër, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala, të dy njerëz të mirë të LDK-së. Një qeveri do të ketë derisa të kalojë mandati i presidentit Thaçi. Kjo qeveri do të qëndrojë një vit deri një vit e gjysmë. Do të duhet të ishte qeveri e marrëveshjes me Serbinë, sepse nuk mund të mendojmë pafundësisht dhe të jemi në luftë me Serbinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku u ka bërë thirrje politikanëve që t’i lënë…