
“Kryeministër hajvan”, Policia del në vendin ku u shkrua grafiti kundër Kurtit
23 shkurt 2025
| 22:46
Në murin e QKUK-së është shfaqur një grafit me mbishkrimin “Kryeministër hajvan”.
Kjo shprehje ishte përdorur nga kryeministri Albin Kurti në ditën e zgjedhjeve.
Ai me këto fjalë iu drejtua atë natë opozitës, ndërsa tani fjalët e tij – duket se janë rikthyer si mesazh nga qytetarët kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Pak kohë pasi fotografia e grafitit doli në media, në vend të ngjarjes ka dalë Policia dhe është duke e hetuar rastin.
Aty shihen dy vetura të Policisë teksa flasin me disa njerëz që shihen afër grafitit në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.