‘Kryeministër, këshillat e ndërkombëtarëve nuk po i dëgjon derisa po bëhet dëmi’
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha në seancën e sotme të Kuevndit ka adresuar një sërë kritikash ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për situatën në veri të vendit.
Berisha ka theksuar se Kurti po i dëgjon ndërkombëtarët vetëm pasi po krijohen tensione, të cilat sipas tij po shkojnë në favor vetëm Serbisë.
“Kryeministër, këshillat që i ke marrë prej ndërkombëtarëve nuk po dëgjon derisa po bëhet dëmi, por pasi po bëhet dëmi sërish po i dëgjon. Kur iu kemi fol me zë të ulët dhe kujdes nuk jemi ndje inferior dhe as më të dobët, por veç kemi dashur si vëllai-vëllait me i tregu se kjo gjendje është e jashtëzakonshme dhe e mundem me ardh deri ku është sot. Tash mendoj se kjo çështje është në pa kthim dhe zhvillimet do të tregojnë se çka ka me ndodh atje. Mirëpo insistimi për me tensionu situatën shkon në favor të atyre tjerëve”, ka thënë deputeti Berisha.