‘Kryeministër kur po hapet ura?’, Kurti s’ka përgjigje, i përshëndet gazetarët dhe largohet
27 gusht 2024
| 11:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë marrë pjesë të martën në përurimin e disa renovimeve që janë bërë në Klinikën Emergjente në QKUK.
Nga gazetarët, Kurti është pyetur se kur do të hapet ura e Ibrit, mirëpo nuk ka thyer përgjigje.
Kurti javë më parë kishte deklaruar se kanë hartuar një plan për hapjen e urës mbi Ibër dhe që atë ia ka shpalosur edhe ndërkombëtarëve.
Në fillim kishte një këmbëngulje për ta hapur urën, mirëpo pas takimeve me ambasadorët e Quint-it, komandantin e KFOR-it dhe shefin e CIA-s duket se Kurti është tërhequr pak.