Kryeministër Kurti si maniak i ish-kryeministër Thaçit
Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, duke u fokusuar vazhdimisht në fajësimin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, nxjerr në pah një taktikë të zakonshme në udhëheqjen politike: 𝙯𝙝𝙫𝙚𝙣𝙙𝙤𝙨𝙟𝙚𝙣 𝙚 𝙫ë𝙢𝙚𝙣𝙙𝙟𝙚𝙨 𝙨ë 𝙥𝙪𝙗𝙡𝙞𝙠𝙪𝙩 drejt së shkuarës, për të justifikuar dështimet, vonesat ose pamundësitë në përmbushjen e obligimeve ligjore dhe premtimeve të tij.
Ndërsa kjo retorikë mund të gjejë mbështetje tek simpatizantët e tij, obligimi i tij ligjor ishte/është përqëndrimi tek e ardhmja dhe gjetja e zgjidhjeve konkrete.
Sukseset e qeverisjes varen nga aftësia për të treguar rezultate konkrete dhe jo vetëm për të nxjerrë në pah dështimet e paraardhësit të tij, si metodë shfajësuese.
Kësisoj obsesioni i Kurtit me ish kryeministrin Thaçi bëhet edhe më kurthues për vet atë: ai po i vë vetes standarde tejet të larta para qytetarëve sepse qytetarët përtej denoncimeve në tentativë që ai ia bën ish paraardhësit të tij, z. Thaçit, presin nga kryeministri aktual realizim të sukseseve që tejkalojnë sukseset e z. Thaçi, qoftë në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.
Dhe për çdo individ objektiv dhe të paverbuar nga militantizmi dhe mercenarizmi partiak, një gjë e tillë është e pamundur. Për kryeministrin aktual, arritja e sukseseve sa të z.Thaçit është mision i pamundur.
Aq i pamundur, sa kryeministri del madje edhe qesharak: ai më shumë sesa paraardhësit e tij kryeministra, ka ditur dhe ka bërë vetëm shpifje dhe sharje, por jo edhe suksese.
E me shpifje dhe sharje nuk mbahet shteti, populli barkun nuk e mbushë, nuk sigurohet legjitimiteti e lëre më të bëhet historia e lavdishme.