Kryeministër teknik? – Ahmeti përgjigjet: Për aq kohë sa të jetë, Xhaferi kryeministër i të gjithëve
29 janar 2024
| 21:05
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ftuar sonte në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10 ka folur për procesin historik të zgjedhjes së kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.
Ahmeti ka thënë se për aq kohë se sa do të jetë Talat Xhaferi ai do të jetë kryeministër i të gjithëve në Maqedonin e Veriut.
“Talat Xhaferi është kryeministër se tabin ja ka dhënë marrëveshja e Ohrit dhe duhet ti dalë zotë në këtë vend ai nuk duhet të jetë opinion i dikujt ai duhet të jetë kryeminister i të gjithëve për aq kohë sa është”, ka thënë ai.