Kryeministri 64-vjeçar fiton zgjedhjet në Japoni
Japonia i ka dhënë fitoren kryeministrit Fumio Kishida për formimin e qeverisë së re dhe shumicës parlamentare.
Liberal-demokratët dhe aleatët e Komeitos siguruan 293 nga 465 vendet e dhomës së ulët të kuvendit, 12 më pak sesa mbante koalicioni para zgjedhjeve.
Ishte garë shumë e fortë, por vullneti i qytetarëve është që ta krijojmë ne të ardhmen e vendit. E pranoj këtë detyrë me mirënjohje dhe do të reflektoj.”
Fumio e mori kryesimin e partisë LDP muajin e shkuar pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Joshihide Suga, kryesisht nga pakënaqësia popullore rreth menaxhimit të pandemisë.
Vendi ka regjistruar rreth 18 mijë viktima si pasojë e infektimit me Covid-19.
“Mendoja se LDP-ja do të humbiste më shumë karrige. Fitorja më duket surprizë.”, ka deklaruar ai, duke shtua se nuk e di pse nuk ka fituar opozita.
“Nuk e kuptoj pse nuk fituan partitë e opozitës. Kam përshtypjen se qeveria nuk ka punuar mirë për vendin, dhe ka një kohë mjaft të gjatë në pushtet.”, ka deklaruar ai.
Në zgjedhjet e së dielës pati një pjesëmarrje të ulët, rreth 56 për qind, duke vijuar trendin e viteve të kaluara.
Ish-kryediplomati dhe kryeministri aktual 64-vjeçar ka thënë se do të punojë për të stimuluar ekonominë për daljen nga faza e pandemisë, do të ulë pabarazitë dhe do të ketë rol kryesor në Azi për adresimin e krizës klimatike.