Kryeministri Abe: Japonia mbështet dialogun Kosovë-Serbi (Video)
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.
Pas takimit ata kanë mbajtur konferencë për medie. Me këtë rast i pari i Qeverisë japoneze, ka theksuar se gjatë kësaj dekade raportet Kosovë-Japoni, janë rritur shumë.
“Në 10 vitet e fundit marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë rritur jashtëzakonisht shumë. Sot kemi shkëmbyer pikëpamje të ndryshme për të gjetur mënyra për të avancuar këtë bashkëpunim”, ka thënë Abe.
Abe ka theksuar se vendi i tij është duke e promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon. Kryeministri Abe ka thënë se Japonia e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.
“Japonia është duke promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon. Japonia mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj të shoh lidershipin e presidentit Thaçi për arritjen e këtij progresi në këtë dialog”, ka thënë ai.
Ndërsa presidenti Hashim Thaçi, ka vlerësuar se takimi me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, ishte me rëndësi për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.