Kryeministri: Adem Mikullovci ishte përherë pjesë e gëzimeve dhe festave në familjet tona

15 shtator 2020 | 10:49

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për vdekjen e aktorit të madh shqiptar Adem Mikullovci.

Hoti ka thënë se Mikullovci, do të mbetet gjithmonë frymëzim edhe për brezat e rinj, për artin por edhe për atdhedashurinë.

Postimi i plotë i Hotit në profilin e vet në “Facebook”:

Aktori i madh shqiptar, Adem Mikullovci, na paska lanë e paska ikë nga kjo botë, por vepra e tij asnjëherë nuk do të na lërë.

Ai ishte përherë pjesë e gëzimeve dhe festave në familjet tona. Me veprat e tij artistike dhe dashurinë që kishte ndaj të bukurës, ai ka lënë një trashëgimi të shkëlqyer në artin dhe kulturën tonë.

Ai do të mbetet përherë frymëzim edhe për brezat e rinj, për artin por edhe për atdhedashuri. Përveç që ishte një artist i shkëlqyer, ai ishte edhe një atdhetarë i pashoq. Bacën Adem përherë do ta kujtojmë edhe si njërin prej delegatëve të Kuvendit të Kosovës nga vitet 1990 – 92, kur u shpall deklarata Kushtetuese dhe ajo e Pavarësisë së Kosovës.

Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë komunitetit të artistëve.

Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Adem!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci, vdiq ditën e sotme…