Kryeministri armen jep dorëheqjen, i hap udhë zgjedhjeve të reja

17 tetor 2018 | 08:50

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ka njoftuar për dorëheqje nga posti i tij, në mënyrë që parlamenti të shpërbëhet dhe të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.

Ish-udhëheqësi i opozitës erdhi në pushtet me një votim parlamentar në maj, pas disa javësh protesta masive kundër korrupsionit dhe kronizmit, por nuk ka pasur zgjedhje parlamentare që nga revolucioni pranverën e kaluar.

Kryeministri Pashinyan ka thënë se përbërja e parlamentit nuk pasqyron realitetin e ri politik të vendit.

“Qëllimi i dorëheqjes sime nuk është të shmang përgjegjësinë që kam marrë para jush, por përkundrazi, ta marr revolucionin kadife në fund përmes zgjedhjeve të parakohshme dhe të kthej plotësisht pushtetin tek njerëzit”, tha ai të martën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin…