Kryeministri australian njofton se hapja e kufijve do të jetë e afërt

06 shkurt 2022 | 17:15

Kryeministri australian Scott Morrison deklaroi se rihapja e kufijve të vendit për turistët e huaj mund të mos jetë e largët, duke shtuar se Parlamenti do të debatojë për këtë çështje këtë javë.

Morrison tha se shpresonte që kufijtë ndërkombëtarë të mund të rihapen plotësisht përpara Pashkëve.

“Ne po presim me padurim që të jemi në gjendje të marrim vendimin për të hapur kufijtë tanë dhe për të mirëpritur vizitorët përsëri në Australi sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë besoj se ky vendim nuk do të jetë i largët”, u shpreh ai.

Në Australi të gjithë udhëtarët e huaj duhet të jenë të imunizuar për të hyrë në vend.

Varianti shumë i transmetueshëm Omicron po vazhdon të përhapet në vend por gjendja në spitale paraqitet e stabilizuar.

Ndërkohë gati 95% të popullsisë mbi moshën 16 vjeç janë vaksinuar ndaj Covid-19 dhe gati nëntë milionë njerëz kanë marrë dy doza të vaksinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotografia e tij mbahet në sallën ku edhe shpëton jetë,…