Kryeministri australian u adresohet prindërve: Mbyllëm rrjetet sociale për fëmijët tuaj

29 nëntor 2024 | 16:41

Pasi senati australian miratoi ligjin për të ndaluar rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, kryeministri i këtij vendi Anthony Albanese deklaroi se tani më prindërit mund të jenë të qetë për fëmijet e tyre dhe për rritjen e tyre.

Albanese shtoi se qeveria e tij u bë mbështetje për prindërit dhe të gjithë së bashku zgjidhën një problem i cili po ndikonte në shëndetin mendor të të rinjve.

“Aksioni kryesor në botë sot është që qeveritë të sigurojnë që kompanitë e mediave sociale të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Rrjetet sociale po dëmtojnë fëmijët tanë. Miratimi I këtij legjislacioni që u miratua nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve do të ndihmojë prindërit që të komunikojnë më mire me fëmijët e tyre. Kompanitë e rrejteve sociale e kanë sot detyrim që të jenë të përgjegjshëm mbi sigurinë e fëmijëve tanë. Nënat dhe baballarët Australianë do të kenë sot mundësinë të kenë biseda më produktive me fëmijët e tyre.”, tha Albanese.

Kompanitë e mediave sociale kanë kritikuar ligjin e miratuar nga qeveria australiane për të mos lejuar të rinjtë nën 16 vjec që të përdorin rrjetet sociale ose në të kundërt do të përballen me deri në 50 milionë dollarë australianë gjobë.

Meta, e cila zotëron rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, akuzoi qeverinë australiane se ka nxituar me vendimin e ndalimit të rrjeteve sociale duke thënë se nuk ka lejuar të rinjtë që të japin mendimin e tyre.

Australia u bë vendi i parë në botë që miratoi një legjislacion për të ndalur platformat sociale që të lejojnë të miturit nën moshën 16 vjeç që të krijojnë llogari në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vera e vitit 2025 do të jetë shumë e ngjeshur…