Kryeministri belg ia falë fanellën e Belgjikës, kryeministres britanike
28 qershor 2018
| 22:06
Kryeministri belg, Charles Michel, ia ka falë kryeministres britanike Theresa May, fanellën e ekipës së Belgjikës para lojës së sontme me Anglinë.
May është parë shumë e befasuar teksa e ka pranuar dhuratën nga homologu i saj belg Michel.
Ndryshe Belgjika sonte ka fituar ndaj Anglisë, me golin e bukur të shënuar nga shqiptari Adnan Jonuzaj.
Të dyja ekipet janë kualifikaur në 1/16 e Kupës së Botës, veçse Belgjika e kryeson listën e Grupit G me 9 pikë, pasuar nga Anglia me 6 pikë.