
Kryeministri bën homazhe në Gllogjan
18 shkurt 2019
| 15:20
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.
Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se dëshmorët e kombit, vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosen mbi gjithçka tjetër.
“Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sot në Gllogjan për homazhe, në nderim të sakrificës sublime të dëshmorëve e heronjve, të cilët vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosen mbi gjithçka tjetër. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/