Kryeministri bën homazhe të varri i vëllait, Shkëlzen Haradinaj (Foto)
16 prill 2019
| 12:55
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe të varri dhe shtatorja e vëllait, Shkëlzenit dhe tre bashkëluftëtarëve të tij.
“Homazhe në nderim të veprës heroike të luftëtarëve të spikatur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. Ata ranë që të ngritët një popull i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij. Pavdekësia e tyre ecën krah për krah me lirinë e Kosovës, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitur. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/