Kryeministri britanik dërgohet në kujdes intensiv
06 prill 2020
| 22:00
Kryeministri britanik, Boris Johnson është dërguar në kujdes intensiv, pas infektimit disa ditë më parë me koronavirus.
Ai i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab që ta zëvendësojë atë, ka njoftuar një zëdhënës qeveritar britanik.
Kryeministri britanik, 55-vjeçar, është shtruar të dielën në Spitalin Shën Tomasi në Londër, pasi ka thënë se ka pasur “simptome të vazhdueshme”.
Deri më tani në Britani të Madhe është raportuar për 52,274 persona të infektuar dhe 5,383 të vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.