Kryeministri britanik e sheh të rrugës marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka hapur derën për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri në vend të Ruandës, duke thënë se ishte “i interesuar” për një skemë përpunimi të zhvilluar nga qeveria italiane.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kishte arritur një marrëveshje vitin e kaluar për të hapur dy qendra të përpunimit të emigrantëve në vendin ballkanik, ku pretendimet e 36 mijë emigrantëve do të përpunohen çdo vit. E para nga qendrat e emigrantëve do të hapet këtë vjeshtë pas disa muajsh vonesë, shkruan “The Telegraph”.
Komentet pozitive të kryeministrit britanik për Shqipërinë vijnë pavarësisht vendimit të partisë së tij për të hequr skemën e konservatorëve në Ruanda.
I pyetur konkretisht për skemën e Italisë në Shqipëri, Keir Starmer është përgjigjur: “Të shohim. Janë ditë të para. Më intereson se si funksionon kjo, si gjithë të tjerët. Është shumë herët”, raporton “The Independent”.