Kryeministri britanik i shkatërruar nga koronavirusi (Foto)
03 prill 2020
| 09:59
Edhe pse në gjendje jo fort të mirë shëndetësore, kryeministri britanik Boris Johnson vijon të qëndrojë në krye të detyrës, në këtë situatë të vështirë për mbarë botën.
Mbrëmjen e djeshme ai iu bashkua qytetarëve britanikë për të duartrokitur për punën e palodhur të stafit mjekësor, që është në frontin e parë të betejës.
Mediat kanë publikuar disa foto të kryeministrit, i cili duket i plogësht dhe i shkatërruar nga koronavirusi.
Bota arriti shifrën e 1 milion të prekurve nga koronavirusi, ndërsa viktimat janë mbi 51 000.
Europa regjistron numrin më të lartë të vdekjeve, me Italinë në krye të listës, e ndjekur nga Spanja.
Përshkallëzimi i pandemisë dhe përhapja e shpejtë globale ka shqetësuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë.