Kryeministri britanik i vdes nëna

14 shtator 2021 | 11:53

Kryeministri britanik, Boris Johnson është duke mbajtur zi për humbjen e nënës së tij, Charlotte Johnson Wahl, e cila ka ndërruar jetë sot në moshën 79 -vjeçare, raporton gazeta britanike “Telegraph”.

Një piktore me profesion, nëna e kryeministrit ka ndërruar jetë papritur dhe paqësisht në një spital në Londër, ka njoftuar familja e saj, transmeton “Reuters”.

Charlotte Johnson Wahl, e lindur në maj të vitit 1942, ka vdekur “papritur dhe paqësisht” në një spital në Londër të hënën.

Ajo ishte vajza e avokatit Sir James Fawcett, i cili ishte president i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në vitet 1970. Ajo kishte studiuar gjuhën angleze në Universitetin e Oksfordit, por e kishte ndërprerë arsimin e saj për të udhëtuar në Amerikë me Stanley Johnson.

Çifti ishte martuar në vitin 1963, para se Johnson Wahl të kthehej për të përfunduar diplomën e saj si femra e parë universitare e martuar në kolegjin e saj. Ajo dhe Stanley kishin katër fëmijë: Boris, Rachel, Jo dhe Leo Johnson, para se të divorcoheshin në vitin 1979.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet në vetizolim…