Kryeministri britanik: Kriza me koronavirus mund të përkeqësohet

29 mars 2020 | 15:42

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka paralajmëruar se kriza me koronavirus mund të përkeqësohet përpara se të përmirësohet.

Ai këtë paralajmërim e ka dhënë nëpërmjet një letre që i është dërguar secilit qytetar në Britani të Madhe.

Johnsoni, i cili është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ka thënë se nëse është e domosdoshme, do të vendosen kufizime më të ashpra.

Britanikët po ashtu është thënë se do të pranojnë edhe një shkresë me udhëzime, rreth largimit të tyre nga shtëpitë si dhe informacione për shëndetin.

Numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe tani ka arritur në 1 019. Aktualisht, 17 089 persona janë infektuar të infektuar nga kjo pandemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mashtrim i cili promovon një version me pagesë të…