Kryeministri britanik pret në takimin homologen italiane

02 mars 2025 | 14:38

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka bërë me dije se do të presë në takim homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.

Starmeri ka thënë se është “fantastike” të kesh Melonin në Britani të Madhe.

Ai i është referuar udhëtimit të tij të fundit në Romë, duke thënë se ishte një mundësi për të biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Mezi pres që të kem mundësinë sot për të folur me ju për çështjet e rëndësishme me të cilat përballemi – mendoj se ne u qasemi atyre me një mentalitet shumë të ngjashëm”, ka thënë kryeministri britanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikën e jashtmme të vendit e ka quajtur “të ngordhur”,…