
Kryeministri i Bullgarisë nesër viziton Kosovën
15 prill 2018
| 13:59
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov nesër (e hënë) do ta vizitojë Kosovën.
Vizita e tij bëhet me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).
Borissovi do të takohet gjithashtu edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Bullgaria aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian (BE).