Kryeministri çek uron Haradinajn për 10-vjetorin e Pavarësisë

21 shkurt 2018 | 10:52

Kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš, ka uruar homologin e tij nga Kosova, Ramush Haraddinaj me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Sapo mora një urim për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës edhe nga kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš, të cilin e falënderoj përzemërsisht”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Urimi i plotë i kryeministrit çek:

Shkëlqesia juaj,

Më lejoni të ju uroj përzemërsisht juve dhe popullin e vendit tuaj me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kam kënaqësinë që sot në Kosovë shohim një shtet me orientim të qartë evropian dhe euro-atlantik, i cili përpiqet që të krijojë institucionet e tij demokratike dhe me durim të konsolidojë pozicionin e tij brenda komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu do të dëshiroja të shpreh admirimin tim për vullnetin jashtëzakonisht të fuqishëm të popullit tuaj për të ndjekur një rrugë për një shoqëri të lirë dhe të hapur, përkundër ngjarjeve dramatike që kanë paraprirë pavarësinë e Kosovës.

Më lejoni t’iu sigurojë që, sikurse ka qenë edhe në dhjetë vitet e kaluara, Republika e Çekisë do të vazhdojë të ju mbështesë në përpjekjet tuaja për fuqizimin e sundimit të ligjit, ndërtimin e marrëdhënieve miqësore brenda tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian. Jam i bindur që ne do të vazhdojmë të punojmë me sukses së bashku për promovimin e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë në vitet që do të vijnë.

Shkëlqesia juaj, do të dëshiroja të ju falënderoj për ftesën tuaj për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të rëndësishëm. Me keqardhje, më duhet të ju informoj që për shkak të angazhimeve tjera zyrtare nuk do të kem mundësinë të marrë pjesë në këtë ngjarje të paharrueshme.

Sinqerisht,

Shkëlqesia e tij,
Z. Ramush Haradinaj
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se, pavarësisht…