Kryeministri dënon sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi
18 tetor 2020
| 17:53
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se me shqetësim ka marrë lajmin për rastin e sulmit ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi.
Ai ka thënë se liria e medias dhe liria e shprehjes janë të garantuara me ligj dhe do të mbrohen në secilën rrethanë.
“Prandaj, kërkoj nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e Shkumbinit me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit. Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme direkte ndaj vlerave demokratike, prandaj edhe do të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.