Kryeministri dhe guvernatori bisedojnë për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

01 korrik 2020 | 17:54

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, kanë takuar sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe drejtuesit e Trustit, me të cilët kanë biseduar për ecurinë e procesit të implementimit të nismës së Qeverisë së Kosovës për t’ua krijuar qytetarëve mundësinë që t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, me qëllim të zbutjes së pasojave në ekonominë familjare pas krizës së shkaktuar nga pandemia Covid 19.

Me këtë rast, kryeministri Hoti ka kërkuar përshpejtimin e këtij procesi, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë se mundësia për ta tërhequr 10-përqindëshin e kursimeve të tyre nuk është politikë sociale, sepse për këtë ne si qeveri kemi pako të tjera, por është pjesë e vullnetit dhe e vendosmërisë sonë për t’u ndihmuar qytetarëve tanë në mënyrë që ata ta përballojnë sa më lehtë gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ndërsa guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe drejtuesit e Trustit, janë zotuar se do t’i shtojnë punët për ta lehtësuar këtë proces, duke u krijuar qytetarëve qasje më të lehtë në të dhënat e tyre dhe për shtjellimin e ecurisë së tërheqjes së mjeteve të tyre personale, pas ndryshimeve të nevojshme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka pezulluar vendimin…