Kryeministri dhe presidenti ngushëllojnë familjen Sadikaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes llogarive të tyre në “Facebook” kanë shprehur ngushëllime për familjen Sadikaj, për humbjen tragjike të pesë anëtarëve të kësaj familje në aksident trafiku.
“Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj. Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërsa, Thaçi është shprehur se është shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë.
“Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente”, ka shkruar Thaçi.