Kryeministri Draghi jep dorëheqjen, presidenti italian nuk e pranon

15 korrik 2022 | 00:24

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, nuk e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit italian, Mario Draghi.

“Presidenti nuk e pranoi dorëheqjen dhe ftoi Presidentin e Këshillit të paraqitet në Kuvend për të komunikuar, në mënyrë që të bëhet vlerësimi i situatës së krijuar pas rezultateve të seancës së mbajtur sot në Senatin e Republikës”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Nga ana tjetër, Draghi tha se votat në Parlament janë domethënëse.

Dua të njoftoj se sonte do të jap dorëheqjen time në duart e Presidentit të Republikës. Votat e sotme në Parlament janë shumë domethënëse nga pikëpamja politike”, tha ia fillimisht.

Sipas tij, shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk është më.

“Pakti i besimit që qëndron në themel të veprimit të qeverisë ka dështuar. Ditët e fundit ka pasur përkushtimin maksimal nga ana ime për të vazhduar rrugën e përbashkët, duke u përpjekur edhe për të plotësuar nevojat që më janë paraqitur nga forcat politike”.

Draghi falënderoi ministrat për “punën dhe rezultatet e shumta të arritura.

“Ne duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur, në një moment shumë të vështirë, në interes të të gjithë italianëve”.

E gjithë situata e krijuar erdhi pasi Qeveria italiane fitoi të enjten e 14 korrikut një mocion besimi në Dhomën e Lartë të Parlamentit për masat që synojnë të ndihmojnë në përballimin e krizës së kostos së jetesës.

Kjo pavarësisht se Lëvizja 5-Yje zbatoi vendimin e saj për të bojkotuar votimin.

Mocioni u miratua me 172 vota pro dhe 39 kundër.

Draghi, tha në fillim të kësaj jave qeveria e tij nuk mund të vazhdonte pa mbështetjen e 5-Yjeve dhe ka përjashtuar mundësinë e udhëheqjes së një koalicioni me një përbërje të ndryshme.

I ashtuquajturi “Super Mario”,  shkoi të takonte presidentin, Sergio Mattarella, dhe pasi reflektoi për të ardhmen e tij, dha deklaratën e dorëheqjes.

Zgjedhjet ishin planifikuar tashmë në fillim të vitit 2023-it, por dorëheqja e Draghit do të thotë se ato ka të ngjarë të realizohen në vjeshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve çdo ditë e më shumë po shkon…