Kryeministri e konfirmon se për shkak të taksës s’ia dhanë vizën amerikane

07 shkurt 2019 | 21:30

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se për shkak të mos heqjes së taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë refuzuar atij vizën për ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.

Ai ka folur për bisedimet me ambasadorin amerikan në vend.

“Kemi pasur bisedë para kohës së ‘Lutjeve të Mëngjesit’ dhe kur kemi diskutuar për taksën, më është thënë që në këtë klimë është zor me e rregullu një vizitë në Amerikë se i kemi do mendime ndryshe. Unë e respektoj këtë”, ka thënë Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ me Leonard Kerqukin në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hetim i udhëhequr nga Kombet e Bashkuara rreth vrasjes…