Kryeministri e nis ditën duke përkujtuar komandant ‘Lulin’
18 dhjetor 2019
| 07:53
Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën duke përkujtuar komandantin e Brigadës 135 “Agim Zeneli”, Lulzim Morinën (komandant “Lulin”), në nëntëmbëdhjetëvjetorin e rënies, për të cilin, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar këto fjalë:
“Në luftë na bëre krenarë.
E nderove emrin e Agim Zenelit, me Brigadën 135 që e udhëhoqe.
Pas luftës, prapë bashkë për ndërtimin e paqes.
Komandant Luli, u bënë 19 vjet pa ty, por ti mbetesh i paharruar në kujtimin tonë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”