Kryeministri e viziton në shtëpi ish të burgosurin politik, Mentor Kaçin

12 janar 2025 | 15:30

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar, ish të burgosurin politik, filmbërësin dhe piktorin e njohur, Mentor Kaçin.

Kurti ka thënë se veprimtaria e Kaçit dëshmon lidhjen e fortë mes krijimtarisë artistike dhe përkushtimit kombëtar.

“Për vizitë te Mentor Kaçi, ish i burgosur politik, filmbërës dhe piktor i njohur. Dy herë i burgosur për idealet e lirisë – në vitin 1981 për pesë vjet dhe në vitin 1991 për shtatë vjet. Ai bashkë me shokë tjerë i qepën uniformat e para të Ushtrisë së Kosovës. Veprimtaria e tij si artist dhe aktivist dëshmon lidhjen e fortë mes krijimtarisë artistike dhe përkushtimit kombëtar. Në Gjakovë, Mentor Kaçi gëzon respekt të madh për rolin e tij historik dhe artistik. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë dhe të shpreh vlerësimin tonë për sakrificën dhe trashëgiminë e tij që është shembull frymëzimi për brezat e rinj”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara…