Kryeministri Edi Rama emëron këshilltarin nga Kosova, zëvendësministër të Jashtëm
20 qershor 2018
| 08:28
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe Këshilli i Ministrave në Shqipëri, kanë emëruar kosovarin Gent Cakaj, në postin e zëvendësministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.
Filozofi i ri nga Kosova Gent Cakaj ishte këshilltar i kryeministrit shqiptar, ndërsa në postin e ri do të zëvendësojë Kleopatra Maliqin.
Kleopatra Maliqi ishte shkarkuar ditë më parë ndërsa ishte emëruar drejtoreshë e Shkollës së Administratës Publike në Shqipëri.
Vendimin e ka miratuar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ka hyrë në fuqi që nga kjo e martë e 19 qershorit 2018-të.