Kryeministri Edi Rama takohet me Albin Kurtin
25 tetor 2019
| 20:35
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, në Kosovë Albin Kurti është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Ndryshe nga të gjithë zyrtarët e tjerë, Kurti nuk ka mbërritur në Kryeministri me eskortë.
Sipas Ora News, Albin Kurti nuk erdhi me eskortë, i shoqëruar nga automjete përcjellëse por atë e priti shefi i protokollit dhe tashmë është futur në Kryeministri për një takim informal me kryeministrin Edi Rama.
Ajo që është deklaruar se do të diskutohen shumë çështje por pa i specifikuar ato është me dyshim sepse ky është takim informal dhe veq pritet të bisedohet për çështjet informuese rreth procesit zgjedhor dhe situates aktuale.