Kryeministri emëron deputetin opozitar ministër të Shëndetësisë
Kryeministri holandez Mark Rutte ka emëruar një deputet të opozitës ministër të ri të Shëndetësisë për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Martin van Rijn, ish-sekretari shëndetësor i Partisë së Punës, është emëruar ministër i Kujdesit Mjekësor për tre muaj, transmeton Telegrafi.
“Ai ka disa vite përvojë në kujdesin shëndetësor dhe e njeh mirë këtë ministri”, ka shkruar Mark Rutte në “Twitter”.
Van Rijn e merr përsipër detyrën që e ushtronte Bruno Bruins, i cili dha dorëheqje pasi u rrëzua nga lodhja gjatë një debati parlamentar që u zhvillua të mërkurën.
Ky vendim ka marrë lëvdata të gjera në të gjithë politikën holandeze.
Udhëheqësi i Partisë së Punës, Lodewijk Asscher, ka shprehur lavdërimet e tij për “të gjithë ata që ecin përpara gjatë kësaj kohe të vështirë”, duke shtuar se nëse ka krizë kombëtare, duhet vepruar me të gjitha mundësitë në dispozicion.
Martin Van Rijn do të punojë së bashku me Hugo de Jonge, ministrin e Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Sportit, në koordinimin e përgjigjes shtetërore ndaj shpërthimit të COVID 19.
Gjatë ditës së djeshme Holanda ka raportuar për 534 raste më shumë me koronavirus, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 2 994.