Kryeministri emëron drejtorin e zyrës për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së
Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar sot Sylë Vitinë, si këshilltar politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në njoftimin për medie të Zyrës se Kryeministrit është thënë se Vitia do të punojë me prioritet për shqyrtimin e të gjitha kërkesave të kësaj kategorie.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në mbështetje të përgjegjësive të tij kushtetuese, emëroi sot z. Sylë Vitia Këshilltar Politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç detyrave të tjera të parapara, z. Vitia do të punojë me prioritet për shqyrtimin e të gjitha kërkesave të kësaj kategorie, të cilat presin përgjigje”, është thënë në njoftim.