
Kryeministri i falendërohet Rita Orës
18 shkurt 2018
| 23:11
Kryeministri Ramush Haradinaj ka falendëruar Rita Orën që u bë pjesë e festimit të 10-vjetorit të pavarësisë dhe miqtë ndërkombëtarë.
Postimi i plotë i Haradinajt në llogarinë e vet në Facebook:
Falemnderit Rita Ora që madhështove festën! Falemnderit miq ndërkombëtarë që keni ndarë gëzimin me ne! Falemnderit motra dhe vëllezër shqiptarë! Falemnderit qytetarë të Kosovës!
Dhjetë vjetorit të pavarësisë i keni dhënë shpirt!
RH