Kryeministri falënderon pjesëmarrësit në ceremoninë mortore
18 qershor 2018
| 22:03
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë mortore të babit të tij, Hilmi Haradinaj.
“Në emër të familjes Haradinaj, ju falënderoj të gjithë ju, që na nderuat sot, me pjesëmarrjen tuaj në homazhe, komemoracion dhe varrim të babait tonë të ndjerë”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu ka bërë të ditur se e pamja do të vazhdojë për tre ditë.
“E pamja është e hapur nga dita e nesërme, e martë, deri të enjten, nga ora 08:00-16:00, në Gllogjan”, ka shkruar ai në një postim në profilin e vet në “Facebook”.
Hilmi Haradinaj ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë mëngjesin e së dielës.