Kryeministri fillon ditën me një minutë heshtje në nderim të sakrificës për liri të komandantit Adem Jashari
05 mars 2019
| 08:53
Për nder të 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me stafin e tij kanë nisur punën sot me një minutë heshtje.
“Në nderim të sakrificës për liri të Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, ditën e nisëm me një minutë heshtje! Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.