Kryeministri flet për fondin e sigurisë

23 mars 2022 | 14:15

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pakënaqur me shumën e parave që janë grumbulluar deri tash për Fondin e Sigurisë.

I pyetur se sa para janë mbledhur deri tash në fond, ai ka thënë se shifra është ende shtatëshifrore dhe se nuk i vjen mirë për këtë.

“Ka disa ditë që nuk e kam shikuar, por nuk më vjen mirë që ende është shtatëshifror e nuk është bërë tetëshifror”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri.

Llogaria është funksionale nga 2 marsi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj u ftua nga Belgjika pas një…