Kryeministri: FSK-ja ka potencial për të kontribuuar për siguri dhe paqe
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim oficerin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kapiten Ismail Hoxha, të cilin e ka përgëzuar për përzgjedhjen si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se FSK-ja ka potencial për të kontribuuar për siguri dhe paqe.
“FSK-ja në vazhdimësi po dëshmon se në strukturat e saj ka potencial të trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe të aftë për të dhënë kontribut për siguri dhe paqe. Oficerin e FSK-së, kapiten Ismail Hoxha, e përgëzova për përzgjedhjen si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore ‘Sandhurst’. Suksesi i Kapitenit Hoxha është e arritur e përbashkët e forcës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë strategjikë siç është Britania e Madhe”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/