Kryeministri grek dërgon djalin ushtar në kufirin me Turqinë
25 shtator 2020
| 22:33
Djali i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka filluar ushtrinë . Ai është caktuar për të kryer shërbimin ushtarak në kufi me Turqinë.
Mësohet se 22 vjeçari do të shërbejë për 1 vit në Alexandopouli, në kufirin tokësor greko-turk në verilindje.
Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku dhe duket qartë se ndihet mjaft krenar, teksa shpreh keqardhje që nuk ishte vetë në Alexandopouli për t’u mburrur me të.
“Babi shumë krenar! Më vjen keq që, për shkak të Covid-19, nuk mund të vija në Alexandroupolis të mburrem me ty!”– shkruan ai.