Kryeministri Haradinaj bën homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit
31 janar 2019
| 12:00
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, me rastin e 22-vjetorit të rënies se Zahirit dhe të dy bashkëluftëtarëve të tij
“Në kujtim dhe nderim të 22-vjetorit të rënies heroike të themeluesit të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Ideali i tyre mbetet përherë në themelet e të sotmes dhe të ardhmes sonë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së heronjve të kombit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/