
Kryeministri Haradinaj del për vrap në Gërmi
16 mars 2019
| 13:55
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka shfrytëzuar paraditen e sotme duke vrapuar në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
I pari i Qeverisë i ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku shihet se është i shoqëruar nga tre persona të tjerë.
“Paraditën e sotme vrapim në shtigjet e Parkut të Gërmisë”, ka shkruar Haradinaj.