
Kryeministri Haradinaj: Djelmoshat e bënë ëndrrën realitet
20 nëntor 2018
| 23:50
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll pas fitores ndaj Azerbajxhanit (4-0).
Haradinaj ka thënë se djelmoshat e Kosovës sonte bënë ëndrrën realitet.
“Të pandalshëm, briliant e plot pasion, djelmoshat tanë sonte bënë ëndrrën realitet! Secilën ditë më të fortë, secilën herë më krenarë!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “Facebook”.