Kryeministri Haradinaj e liron nga detyra ministrin Nenad Rikalo (Dokument)
02 shkurt 2019
| 08:47
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, se ka marrë vendim për ta liruar nga detyra ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
“Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.
Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.